Sport

Sançez i lumtur për kalimin te Interi: Transferimi këtu më bëri të dashurohem përsëri me futbollin

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 01 October 2019

Aleksis Sançez kompletoi kalimin e tij nga Junajtid te Interi në merkaton e verës, teksa shpreson se në këtë aventurë të re që ka nisur, do të arrijë formën e dikurshme.

Kiliani ka folur së fundmi për këtë transferim, ku shprehet se kalimi te Interi e ka bërë atë të dashurohet përsëri me futbollin.
Në intervistën e dhënë Sançez është shprehur: “Kalimi këtu ka bërë të mundur që unë të dashurohem përsëri me futbollin.

Tashmë kam njohur trajnerin dhe disa lojtarë, dhe mendoj se klubi po përgatit diçka të këndshme për të ardhmen. Nëse nuk gabohem, Interi nuk ka fituar asnjë trofe në 8 vitet e fundit. Unë kam gjetur dashurinë për futbollin tani, së bashku me dëshirën për të fituar diçka me këtë klub. Besoj se trajneri dëshiron të fitojë gjithçka, mund ta shihni atë në stërvitjet tona ose në ndeshje.

-Advertisement-

Ai përcjell dëshirën e tij te lojtarët dhe besoj se është pozitiv për gjithë ekipin.”, u shpreh 30-vjeçari.

Interi do të përballet me Barcelonën ditën e nesërme në Ligën e Kampionëve, me një ekip që sulmuesi kilian ka luajtur në të kaluarën: “Kur mbërrita te Barcelona, ata ishin ekipi më i mirë në histori. Ata më mësuan një stil ndryshe të lojës dhe ishte e shkëlqyer. Kisha shokë që ia u pasoja topin, dhe ata ta kthenin atë në mënyrë të përsosur.”, përfundoi Sançez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera