Sport

Samuel Eto reagon ashpër pasi u cilësua si anësor në Ekipin e Ëndrrave të Topit të Artë

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 20 October 2020

Samuel Eto ka reaguar ashpër pasi revista e famshme ‘France Football’ si anësor në Ekipin e Ëndrrave për Topin e Artë, shkruan Gazeta inFokus.

Eto ka pasur një karrierë të gjatë si qendërsulmues me Barcelonën, Interin, Chelsean dhe Mallorcan.

39 vjeçari ka fituar tri Liga të Kampionëve, dy herë me Barcën dhe një herë me Interin, si dhe tri La Liga.

-Advertisement-

Kamerunasi ka shënuar 371 gola në 764 ndeshje, të gjitha këto si qendër sulmues.

Kësisoj, vlerësimi që ‘France Football’ i ka bërë atij I është dukur si mos vlerësim.

“Faleminderit, por unë kam luajtur 1-2 sezone në krahun e djathtë (ndërsa kam 25 vjet karrierë duke luajtur në qendër).

“Mungesë respekti nga France Football, sidoqoftë!” ka shkruar Eto në twitter./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera