Auto&Tech

Samsung prezanton procesorin e ri Exynos 9810

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 14 November 2017

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka prezantuar procesorin e ri Exynos 9810, i cili do të përdoret në serinë e nëntë të celularëve të saj.

Ai është pasues i modelit 8895, të cilin mund ta shohim në telefonat aktualë Samsung Galaxy Note 8 dhe Samsung S8, transmeton ksp.

Exynos 9810 do të jetë pjesë e telefonit Galaxy S9, i cili do të prezantohet gjatë vitit të ardhshëm, dhe vjen me gjeneratën e tretë të CPU, me grafikën e avancuar dhe modem LTE me mbështetje 6CA.

-Advertisement-

Samsung po ashtu prezantoi ISOCELL Slim 2X7, sensor i kamerës prej 24 MP me madhësi të pikselit prej 0.9μm.

Madhësia e vogël prej 0.9μm pikselësh mundëson sensorin të ketë fotografi prej 24MP që të vendoset në modulin e hollë të kamerës, që iu mundëson pajisjeve premium që krahas kamerave me performancë të lartë, të mbajnë edhe dizajn elegant të hollë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera