Auto&Tech

Samsung lanson Galaxy S9 muajin e ardhshëm

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 10 January 2018

Samsung do të lansojë muajin e ardhshëm modelin e ri Galaxy S9, në Kongresin Botëror të Celularëve.
Shefi i kompanisë së celularëve, DJ Koh, e konfirmoi këtë për ZGNet dje në CES. Koh nuk dha ndonjë datë specifike, por MWC do të mbahet nga 26 shkurti deri më 1 mars, kështu që lansimi pritet të bëhet brenga kësaj periudhe.

S9 do të jetë pasardhësi i S8 dhe S8 Plus, të cilët u lansuan në eventin e Samsung në Nju Jork marsin e kaluar, para se të dilnin në shitje në prill, transmeton Gazeta Express.

S8 dhe vëllai i tij m i madh u goditën me kritika, të cilat lavdëruan dizajnin e mahnitshëm dhe kamerat mahnitëse. Tash për tash nuk dihet shumë për Galaxy S9, edhe pse nuk pritet ndonjë ndryshim radikal nga celulari S8.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera