Auto&Tech

Samsung Galaxy S9 bëhet gati për shkurt

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 16 December 2017

Samsung Galaxy S9 raportohet se është duke u bërë gati për prezantim në Kongresin botëror të telefonave që do të mbahet në muajin shkurt të vitit 2018.

Përveç Galaxy S9, gjatë muajit shkurt pritet të lansohet edhe S9 plus, së bashku me S9 Mini, i cili nuk pritet të shfaqet në këtë Kongres, transmeton Koha.net.

Telefoni do të ketë procesorin Snapdragon 845 ose Exynos 9810. Pajisja do të jetë e fuqizuar nga 6 gigabajt RAM dhe memorie të brendshme 64 dhe 512 gigabajt. Mund të ketë edhe një model me 8 gigabajt RAM memorie.

-Advertisement-

Galaxy S9 do të ketë vetëm një kamerë 12 megapixel, derisa S9 Plus do të ketë dy kamera 12 MP.

Samsungu pritet që të zyrtarizojë këta telefona më 27 shkurt të vitit 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera