Auto&Tech

Samsung Galaxy Note9 nuk do të ketë skaner për gishta nën ekran

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 14 February 2018

Në tetorin e vitit të kaluar është raportuar se Galaxy Note9 i Samsungut, i caktuar që të lansohet këtë vjeshtë, nuk do të jetë smartfoni i parë i kompanisë që do të vijë me skaner për gishta të vendosur nën ekran, shkruan GSM Arena.

Sot, sipas një raporti të ri nga shtëpia e Samsungut, Korea Jugore, thuhet e kundërta, transmeton Koha.net. Projekti që është supozuar të sjellë këtë lloj teknologjie te Note9 së fundmi është ndaluar, dhe është vendosur edhe njëherë që të vazhdohet me skanerin e pozicionuar në pjesën e pasme.

Një numër i furnizuesve kanë qenë duke punuar në sensorët nën ekran të Samsungut për dy vitet e fundit, por kjo teknologji është shtyrë përsëri për shkak të vështirësive teknike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera