Lajme

Samiti i NATO-s, Trump: 23 anëtaret nuk i përmbushin detyrimet

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 26 May 2017

Ashtu sikurse pritej, presidenti Trump i ka kritikuar vendet anëtare të NATO-s për mospërmbushje të detyrimeve financiare, duke u shprehur se kjo është diçka e padrejtë që rëndon mbi qytetarët dhe taksapaguesit amerikanë.

Trump nënvizoi se shumë shtete kanë borxhe të mëdha nga vitet e shkuara. Në fjalën e tij gjatë samitit të NATO-s, Trump kërkoi gjithashtu një angazhim më të madh në luftën kundër terrorizmit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake për të mbërritur në normën e kërkuar prej 2%-shit të GDP-së, duke u shprehur se kjo tregon seriozitetin e aleatëve në luftën kundër sfidave të përbashkëta, siç është terrorizmi, rreziku i Rusisë etj.

23 nga 28 vende anëtare janë ende larg këtij objektivi, ka thënë presidenti amerikan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera