Lajme

Samiti i “The Economist”, Qeveria ndan 92 mijë euro për këtë konferencë

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 26 October 2022

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 92 mijë euro për Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i revistës prestigjioze The Economist, që u mbajt dje në kryeqytet.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se Qeveria kështu po iu bashkohet bizneseve që kanë kontribuar për ta sjellur këtë organizim në Kosovë, duke ndarë këto para nga kategoria e shpenzimeve të paparashikuara.

“Bizneset kosovare kanë dhënë kontribut për ta mbështetur këtë konferencë, por meqenëse ka nevojë edhe për mjete shtesë, pjesën e mbetur prej 92 mijë eurove kërkojmë që ta miratojmë me anë të këtij propozimi”, tha Murati.

-Advertisement-

Ministri tha se konsideron se kjo është “një shumë simbolike për të mbështetur konferenca të tilla edhe në të ardhmen”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera