Lajme

Samiti i BE-së në Tiranë do të kushtojë 450 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 23 November 2022

450 mijë euro do t’i kushtojë Shqipërisë fatura e organizimit të samitit të BE-BP në Tiranë më 6 dhjetor.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave, bëhet me dije se Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, do t’i shtohet fondi prej 50 milionë lekësh të reja (450 mijë euro) për përballimin e shpenzimeve të organizimit të samitit.

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2022, MIRATUAR PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE TË ORGANIZIMIT TË “SAMITIT BE-BP”, TË DATËS 6 DHJETOR 2022

-Advertisement-

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: 1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”, që do të organizohet në Tiranë, në datën 6 dhjetor 2022. 2. Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

Më 6 dhjetor, ditën e samitit, opozita në Tiranë ka paralajmëruar se do të zhvillojë protestë. Ditën kur të gjithë krerët e Bashkimit Evropian do të zbarkojnë në Tiranë, për herë të parë, Berisha njoftoi se do të mbante një protestë mikpritëse. Por për PS, me këtë protestë Berisha kërkon të shmangë integritetin e Shqipërisë pasi në qendër të diskutimeve do të jenë lufta ruse në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera