Lajme

Samiti i G20, Trump e Putin përballë njëri-tjetrit për herë të parë

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 07 Korrik 2017

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për herë të parë në samitin e G20 në Hamburg, Gjermani.

Të dy kanë thënë se duan të riparojnë marrëdhëniet e dëmtuara nga krizat në Siri dhe Ukrainë, si dhe nga sulmet e supozuara të Rusisë në SHBA, shkruan BBC.

Ndryshimet klimatike dhe tregtia ndërkombëtare raportohet se do të jenë temat që do të dominojnë samitin, i cili ka tërhequr protesta masive në Gjermani.
Përleshjet ndërmjet protestuesve dhe policëve në “Mirë se vini në ferr” kanë lënë 76 policë të lënduar.

-Advertisement-

Të dy liderët do të takohen pasditen e sotme për një orë, thonë mediat ruse, ndonëse raportet e tjera sugjerojnë se takimi mund të zgjasë përreth 30 minuta.

Ende është e paqartë nëse ata do të flasin më pas me gazetarët, apo deri në çfarë mase mediat do të pranohen në takim.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy