Sport

Samir Ujkani vjen me urim special për 5 vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 03 May 2021

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka dërguar një urim special për 5 vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se kanë qenë kohëra të vështira para pranimit dhe ka falënderuar ish-lojtarët, punëtorët dhe tifozët që e kanë mbaj gjallë futbollin e Kosovës.

Tutje gardiani kosovar u shpreh krenar që mundet me lu për ‘Dardanët’, si dhe premtoi se do ta qojnë sa ma lartë Kosovën.

-Advertisement-

“Sot është një ditë e veçantë për futbollin e Kosovës. Sot i bëjmë 5 vjet pranim në UEFA e FIFA. Kanë qenë kohëra të vështira para pranimit, andaj dua ti falënderoj të gjithë ish-lojtarët, punëtorët dhe tifozët të cilët e kanë mbajt gjallë futbollin në Kosovë. Na jemi krenar që mundemi me luajt për Kosovën edhe të gjithë bashk kemi me qu Kosovën sa ma lartë, urime Kosovë, të dua shumë”, deklaroi Ujkani.

Sot janë bërë 5 vite që Kosova është pranuar me të drejta në shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA.

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime, në kongresin e UEFA-s, Kosova u pranua si anëtare e 55-të e kësaj organizate./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera