Sport

Samir Ujkani: Do të luajmë për ish presidentin Vokrri

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 05 September 2018

Është mbajtur seanca e fundit stërvitore e Kombëtares A, para nisjes për në Baku, shkruan GazetaFokus.

Ndërkaq, që gjatë stërvitjes Kombëtaren A e vizitoi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Kujtim Gashi si dhe presidenti i KOK-t Besim Hasani i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Shasivar Haxhija, që ishn bashkë me zyrtarë të Organizatës SIGA, që njihet si organizatë që lufton anitkorrupsionin e që kishin shprehur ta vizitojnë stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Kombëtaren A.

Si zakonisht edhe në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Azerbajxhanin në një atmosferë të mirë pune dhe sportive janë zhvilluar përgatitjet për këtë ndeshje që do të zhvillohet më 7 shtator në orën 18.00 sipas kohës lokale, ndërsa neër Kombëtarja udhëton për Baku.

-Advertisement-

Samir Ujkani, kapiten ka deklaruar.

“Jemi përgatitur maksimalisht këto ditë, sepse nuk ka kundërshtarë të lehtë. Azerbajxhani ka një skuadër të mirë, por ne do të mundohemi të japim maksimumin tonë të dijës dhe forcës që të dalim faqe bardhë nga kjo ndeshje. Ekziston motiv dyfishtë për neve, një herë për fitore një herë do të luajmë për ish presidentin Vokrri”, ka thënë portieri i Kombëtares Samir Ujkani. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera