Samir Ujkani flet për median e madhe spanjolle, tregon pse e zgjodhi Kosovën si dhe shumëçka tjetër rreth ndeshjes me Spanjën
Autori: Gazeta inFokus
12:36 | 30 March 2021
Portieri i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka folur për median e njohur spanjolle ‘Marca’ para ndeshjes me kombëtaren e Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.
Gardiani kosovar ka rrëfyer edhe një herë historinë e tij se si e ka zgjedhur kombëtaren e Kosovës.
“U linda në Kosovë. Në vitin 1994 u largua shkaku i luftës. Arritëm në Belgjikë. U rrita aty dhe kam mundur të zgjedh mes Belgjikës ose Shqipërisë. Zgjodha Shqipërinë sepse familja ime ishte kosovare nga Shqipëria dhe Kosova nuk ekzistonte. Kam zhvilluar 20 ndeshje, por të luaja për shtetin tim ishte ëndërr, pra kur Kosova u njoh si shtet, unë menjëherë hapa procedurat të ndryshojë skuadër. Isha i pari që e bëra pavarësisht që mund të luaja vetëm në miqësore”, tha fillimisht Ujkani.
Portieri i Torinos e quaji historike ndeshjen ndaj spanjolleve dhe u shpreh i bindur se do të largohen me imazh të mirë nga ky ballafaqim.
“Ndeshja historike ndaj një fuqie botërore. Nder. Ne besojmë se do largohemi me imazh të mirë”, shtoi ai.
Ujkani me pas foli edhe për objektivat që kanë ‘Dardanët’ në këtë cikël kualifikues si dhe shtoi se për të bërë diçka ndaj Spanjës, Kosovës i duhet mrekulli.
“Për të bërë diçka ndaj Spanjës na duhet mrekulli sepse pa dyshim janë favorit. Qëllimi ynë është të arrijmë sa më lartë të jetë e mundur. Ky është mentaliteti. Jemi skuadër e lindur, me pak eksperiencë, por pak nga pak lojtarët janë duke kaluar në skuadra më të mira dhe kampionate. Niveli ynë është të luftojmë ndaj Greqisë, jo Spanjës. Por, çdo ndeshje është e ndryshme. Duhet të kënaqemi dhe të shohim çfarë do ndodh”, theksoi Ujkani.
Krejt në fund portieri kosovar zbuloi idolin e tij.
“Idoli im i parë ishte Gianluca Pagliuca. Kur u rrita, Casillas me ndalimet e tij në Ligën e Kampionëve. Iker u kritikua mjaftë shumë për dështime e Realit. Çdo portierë dështon, si gjithë lojtarët dhe njerëzit”, përfundoi ai.
Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Kosovës zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45 në stadiumin e Sevillas./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Merkel: Ramazani është muaj për të menduar për ata në nevojë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka uruar besimtarët myslimanë në Muajin...
-
Nesër dërgohet në Kushtetuese ankesa për votat e “Romani Iniciativa”
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka njoftuar se nesër d...
-
Zyrtare: Brenda pak javësh në Kosovë vijnë 100.620 doza të vaksinës Pfizer
Përafërsisht 14.1 milionë doza të vaksinave Pfizer/BioNTech do të shpërndahen...
-
Gruaja e Agim Ramadanit: Nuk guxonim të martoheshim, e kishim të ndaluar me ligj
Shukrie Ramadani, gruaja e heroit Agim Ramadani, tha se vazhdon të jetojë me ...
-
Vdes zyrtari i Kuvendit të Kosovës
Shefja e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, njofton për vdekjen e Byrhan Bu...
-
I vdes gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë kosovarin me ndihmën e tyre
Punonjësit e ndërmarrjes Odenwäller nga Bruchköbel afër Hanau-t kanë filluar ...
-
Dënohet me një muaj paraburgim nëna nga Ferizaj që rrahu dy fëmijët
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
Tomë Gashi i bën presion publik Prokurorisë për rastin e Astrit Deharit
Avokati i njohur Tomë Gashi ka denoncuar heshtjen e Prokurorisë për rastin e ...
-
Përurohet pika vrojtuese si atraksion i radhës turistik nga Komuna e Prizrenit
Sot është përuruar projekti i Pikës së Vrojtimit ndërmjet fshatrave Pousko dh...
-
Me iniciativën e deputetit Bekë Berisha pajtohen dy familje në Istog
Me iniciativën e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, sot janë pajtuar dy famil...
-
Gërvalla takoi shefin e misionit të Zyrës diplomatike të Belgjikës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika G...
-
“Kur VV i merr 50%, është referendum; kur të tjerët i fitojnë 50%, janë pushtues”
Zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi i ka quajtur hipokritë e të pangopshëm zyrta...