Sport

Samir Sahiti flet ekskluzivisht për Gazetën inFokus

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 26 December 2018

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Samir Sahiti, ditë më parë është transferuar te skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova, me të cilen skuadër ka nënshkruar kontrat 6-të mujore me mundësi vazhdimi, shkruan GazetainFokus.

Sahiti në një prononcim ekskluziv për Gazetën inFokus ka treguar se çka e shtyri të bashkohet me klubin gjakovar.

“Në Vëllaznim erdha me dëshirë shumë të madhe. Projekti i Presidentit Agim Cana dhe trajnerit Ismet Munishi ka qenë arsyeja që më ka motivuar të transferohem në këtë skuadër”.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka folur edhe për atmosferen që mbretëron në klubin nga Gjakova.

“Atmosfera në skuadër është e mirë. Nga bashkëlojtarët jam pritur shumë mirë, me disa nga ta kam luajtur edhe më parë, jan shumë djelmosha të mirë dhe futbollist cilsor”, ka deklaruar futbollisti.

Ai më tej ka treguar edhe synimet dhe aspiratat që ka skuadra gjakovare.

“Synimi i Vëllaznimit është inkuadrimi në Superligën e Kosovës, aty ku edhe e kemi vendin, por nuk do ta anashkalojm edhe trofeun e Kupës e cila kishte me qenë diçka fantastike nëse e fitojmë”, ka përfunduar futbollisti kosovar Samir Sahiti.

Samir Sahiti te skuadra e Vëllaznimit është transferuar nga Besa e Pejës. /GazetainFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera