Lajme

Sami Lushtaku thotë se ka qenë më i zëshmi që koalicioni PDK-NISMA të ndodhë

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 08 February 2021

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku ka dëmantuar deklaratat e Enver Hoxhajt, Uran Ismailit dhe Memli Krasniqit të cilët deklaronin se askush në PDK nuk ka pasur vullnet që koalicioni PDK-NISMA të ndodhë.

Vet Sami Lushtaku ka thënë për “Debat Plus”, se ai ka qenë pro koalicionit PDK-NISMA.

Madje, ai ka thënë se ka qenë më i zëshmi që ky koalicion të ndodhë.

-Advertisement-

“Unë vërtete kam qenë pro koalicionit PDK-NISMA, por ishte mendim i kryesisë së PDK-së dhe kjo nuk ka ndodhë. Kam qenë më i zëshmi që ky koalicion të ndodhë, poor ja që nuk ndodhi. Nuk është votu fare në kryesi të PDK-së dhe kjo që po thotë Sherifi është e vërtete”, ka theksuar Lushtaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera