Sami Lushtaku synon edhe një mandat, PDK-në e pret përçarja në Skenderaj!
Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 13 August 2017
Kryetari i Komunës së Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku ka shfaqur dëshirë që të kandidoj sërish për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e sivjemte lokale që pritet të mbahen më 22 tetor.
E rishfaqja e dëshirës për të garuar edhe njëherë për kryetar të komunës të cilën Lushtaku e ka udhëhequr që nga paslufta, ka bërë që marrëveshja ‘sekrete’ e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, me ish-deputetit të legjislaturës së kaluar Nuredin Lushtaku, e cila kishte të bënte me nominimin e këtij të fundit për kryetar të Komunës, për çka edhe nuk ishte përfshirë në listën zgjedhore, ka bërë që ajo të komplikohet.
I kontaktuar nga “Gazeta Blic” ish-deputeti Lushtaku, ka konfirmuar komplikimin e marrëveshjes paraprake me kryetarin e partisë Veseli, pas rishfaqjes së vullnetit të kryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku për rikandidim, në një takim që kishin mbajtur të tre së bashku gjatë ditës së djeshme.
“Në një takim të cilin e kemi mbajtur të shtunën unë dhe Sami Lushtaku me kryetarit e partisë, Kadri Veseli, Samia ka pretenduar që të kandidohet edhe njëherë për kryetar të komunës me arsyen që nominimi i tij të jetë si shpërblim pasi që ka qenë në burg dhe s’ka mundur të udhëheq me një mandat dhe po do të jetë edhe njëherë kryetar i komunës.
Atij nuk po i duket pak që si shpërblim e ka djalin në parlament, nuk është i kënaqur as që është kryetar i partisë edhe pse një vëlla e ka asambleist në komunë. Unë kam marrëveshje me Kadri Veselin para shpërbërjes së parlamentit që të kandidohem për kryetar komune dhe për këtë arsye nuk kam hy në listë të deputetit”, tha ish-deputeti Lushtaku për “Gazeta Blic”.
Tutje, ai paralajmëron se nëse kryetari i PDK-së Veseli, vendos që të nominoj për kryetar të Komunës së Skenderajt, kryetarin aktual të saj, do të del kundër kësaj kandidature dhe do të mbështes kundërkandidatët tjerë të tij.
“Nëse mirret ndonjë vendim, pra nëse kandidohet Samia, unë jam kundër asaj dhe kush do që është kundër kësaj unë jam kundër atyre.
Unë ose do të garoj vet si i pavarur ose kush do që është i interesuar unë do të bëhem me ta”, u shpreh ai.
Ky ish-deputet i PDK-së, krejt në fund ka porositur shefin e partisë së tij Veselin, që në rast se vendos për ta rikandiduar kryetarin Lushtaku, të ia emëroj ministër të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, vëllaun e këtij të fundit Ukshinin i cili është asambleist në Komunën e Skenderajt.
“Nëse Kadri Veseli merr vendim që ta nimonoj Sami Lushtakun për kreytar komune, unë i propozoi Kadri Veselit që t’ia merr edhe atë vëlla që e ka asambelist Samia, Ukshinin e le të bën ministër të arsimit se ka merak ai për ta kontrolluar arsimin”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, “Gazeta Blic” kohë më parë pati raportuar se ishte arritur një marrëveshje ‘sekrete’ ndërmjet ish-deptuetit Lushtaku dhe Kadri Veseli, që ai të garoj në zgjedhjet e sivjetme lokale për kreytar të komunës.
Në po atë kohë, ish-deputeti Lushtaku pati pohuar gatishmëri për të kandidauar për postin e kryetarit por duke mohuar se ka diçka konkrete nga partia e tij.
Të tjera
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...