Lajme

Sami Lushtaku shpallë “luftë” për ta marr Skenderajin

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 16 April 2019

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka paraqitur kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj.

Lushatku e bëri njoftimin për kandidimin e tij në një postim në Facebook. Ai tha se këtë vendim e mori duke parë edhe vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj.

“Duke u bazuar në rregulloren për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës, duke falënderuar të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj, duke shprehur besimin për të vazhduar së punuari në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, sot, zyrtarisht, paraqes kandidaturën time për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj”, shkroi Lushtaku.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera