Fokus

Sami Lushtaku për Kurtin pas marrëveshjes për targat: Ky po del të jetë mashtruesi më i madh

Autori: Elvira Haxhiu 13:20 | 24 November 2022

Ish-kryetari i Skenderajt dhe aktualisht anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Sami Lushtaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin, Albin Kurti për qasjen e tij në dialog me Serbinë.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, Lushtaku ka thënë se Kurti po del të jetë mashtruesi më i madh.

“Ky po del mashtruesi më i madh”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

E sipas tij çështja e Mitrovicës është një problem që duhet të zgjidhet me mjete politike. Ndërsa sa i përket pozitës aktuale të Kosovës në dialog ai ka thënë së këtu përfunduam si pasojë e argatëve siç i quan ai të Kurtit e të Serbisë.

“Por pasi që argat të Serbisë, të Albin Kurtit, na myten, me na kallxu sa shqiptarë janë ata edhe qe ku përfunduam”, ka thënë Lushtaku.

Anëtari i kryesisë së PDK-së ka thënë se problemi që ekziston në veri do kohë dhe duhet të zgjidhet më ndryshe.

“Unë mendoj që nuk u dashtë me u shku deri këtu hiq. Unë mendoj që problemi me veriun do kohë dhe duhet me u zgjedhë pak ma mençëm, po ku është Albin Kurti është pjesë e tij”, tha tutje ish-kryetari i Skenderajt për Infokus.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia të mërkurën mbrëma ranë në ujdi për çështjen e targave në Bruksel, ku u morën vesh që Kosova të mos gjobitë ata që qarkullojnë me targa ilegale, derisa Serbia nuk do të lëshoj më targa “KM” dhe të tjera për qytetarët serb të Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera