Lajme

Sami Lushtaku paralajmëron bashkimin e PDK’së në Qeverinë Hoti

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 18 September 2020

Një paralajmërim që Partia Demokratike e Kosovës mund të iu bashkohet Qeverisë Hoti është bërë sot nga Ish Kryetari, i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se PDK duhet të ndihmoj në stabilitetin politik, shkruan Gazeta Infokus.

“Vendi ynë ka para vetës sfida të mëdha. Menaxhimi i pandemisë Covid-19, Dialogu me Serbinë dhe zhvillimet qe lidhen me Gjykatën Speciale, kanë nevojë për qeveri të qendrueshme e cila përbëhet nga shumica e kualifikuar, me qëllim që vendimmarrja karshi këtyre sfidave të jetë e lehtë.”, ka shkruar Lushtaku.

-Advertisement-

Duke folur për krizën ekonomik, si dhe dialogun me Serbinë, ish kryetari i Skenderajt ka bërë thirrje për bashkim të pozitës dhe opozitës.

“Në vend të kritikave, duhet të bëhet bashkë pozita dhe opozita, sidomos PDK, e cila duhet të marrë përgjegjësi më të mëdha sepse ka përvojë dhe kapacitete për të qenë pjesë e këtyre proceseve”, ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera