Lajme

Sami Lushtaku ndalohet nga policia zvicerane në aeroport për shkak të fletarrestit nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 03 October 2018

Ish komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës dhe ish kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, sot është ndaluar nga policia zvicerane në aeroportin e Zurich-ut.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se ai është ndalur për shkak të fletarrestit të lëshuar nga Serbia, që e bën Lushtakun pjesë e listës së personave të kërkuar nga Interpoli.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

-Advertisement-

Veriu.info mëson se pas intervistimit nga policia dhe sqarimit të situatës, ai është liruar për të vazhduar udhëtimit në destinacionin e tij.

Pra, Lushtaku është ndaluar gjatë hyrjes në Zvicër rreth orës 12:00 të ditës.

Fatin e Lushtakut për shkak të fletarrestimeve të lëshuara nga Serbia e kanë pasur shumë ish komandant të UÇK-së, madje disa prej tyre kanë qëndruar me ditë të tëra në paraburgim, përfshirë edhe kryeministrin e tanishëm Ramush Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera