Lajme

Sami Lushtaku fton miqët në një takim për qejfi

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 01 August 2018

Sami Lushtaku, Hashim Thaçi, Pandeli Majko, Ramiz Lladrovci dhe Dardan Gashi janë bashkuar sonte në një takim qejfi ku nuk kanë munguar birrat dhe rakija.

Në një postim në Facebook, Lushtaku ka publikuar fotografi ku shihet duke shijuar mbrëmjen me alkool në ambient të hapur. Lushtaku ka thënë se temë e bisedës kanë qenë kujtime nga e kaluara.

“Një takim për qejfi me miqtë e mi presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin dhe ministrin aktual të Shqipërisë, Pandeli Majko, zv. kryeminsitrin e Kosovës Dardan Gashi, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrofci dhe miq të tjerë. Çdoherë kënaqësi bashkëbisedimi me ta për të evokuar kujtime nga e kaluara por edhe për të vazhduar përpara rrugën e zhvillimit të shteteve tona! SL”, ka shkruar Lushtaku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera