Lajme

Sami Lushtaku e Elmi Reçica në Gjermani: PDK po rikthehet

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 20 March 2022

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të rritë aktivitetin e saj në diasporë.

Në Gjermani po qëndron nënkryetari i kësaj partie, Sami Lushtaku dhe disa nga deputetët e saj.

Një prej tyre është edhe Elmi Reçica i cili ka shkruar një postim në Facebook ku thotë se rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës në qeverisje, fillon pikërisht me rikthimin e saj në Diasporë.

-Advertisement-

Postimi i tij:

Partia Demokratike e Kosovës rikthehet në Gjermani!

Sot, nën përkujdesjen e Departamentit për Diasporë dhe me një punë të palodhshme të aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në Rosenheim të Bavarisë është mbajtur tubimi mashështor i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili shënon fillimin e organizimit të madh të PDK-së në Gjermani, me struktura dhe nënstruktura, brenda të cilave do të jenë të angazhuar shumë veprimtarë.

Rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës në qeverisje, fillon pikërisht me rikthimin e saj në Diasporë. PDK-ja do të jetë zëri i shumë veprimtarëve të devotshëm, zëri i anëtarësisë, i rinisë dhe veçanërisht zëri i grave, të cilët me investimin e dijes dhe kapitalit, do të jenë shpresë e perspektivës së zhvillimit të vendit.

Sot e filluam me Bavarinë dhe do ta përfundojmë me Berlinin.

Na priftë e mbara!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera