Lajme

Sami Lushtaku do të jetë nënkryetar i komunës së Skenderajt

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 08 November 2021

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Sami Lushtaku, pritet të bëhet nënkryetar i Komunës së Skenderajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali kryetari në ardhje i Skenderajt, Fadil Nura.

“Po, është e vërtetë, Sami Lushtaku do të bëhet nënkryetar”, deklaroi ai.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Fadil Nura nga PDK mposhti kryetarin në largim, Bekim Jasharin.

Kandidatë për kryetar të kësaj komune PDK fillimisht kishte vendosur Sami Lushtakun, por atij iu ndalua për shkak që dy muaj para zgjedhjeve lokale iu konfirmua një dënim nga Gjykata Supreme.

Të tjera