Lajme

Sami Lushtaku: Albini mundet me m’kap veç për k…

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 09 June 2022

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, në një prononcim për Gazetën Express është shprehur i mllefosur me deklaratën e zëvendësministrit Durmishi i cili tha se ua ka prishë planet njerëzve të Sami Lushtakut për të përfituar në ministrinë e Infrastrukturës.

Lushtaku tha se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij munden me u kapë veç për organin e tij gjenital.

“Albin Kurti munët me m’kap veç për k**i, Albin Kurti edhe do ministra që i ka munën me mu kap veç për k**i. As s’ki çka me m’nalë. Le të kallzojnë çka m’ka nalë. As s’kom firmë, as shokë që kanë firma që i mbajnë rrugët.  I kanë policinë, le të tregojnë cilat firmat. Ata po e dijnë që unë jam kritik i Albin Kurtit dhe jam zëshëm e jo nër tavolina jam hapur edhe këtu është krejt problemi”, tha Lushtaku.

-Advertisement-

Lushtaku tha se Durmishi po shpif për të në mënyrë që ta zhvendosë vëmendjen nga skandalet në ministri dhe për të njëjtin ka paralajmëruar padi.

“Ai është duke gënjy dhe po dëshiron me e zhvendosë vëmendjen prej skandaleve ne ministri duke shpifë për mu. E kam thirrë avokatin tem dhe shpejt ka me u përgatitë padia kundër zëvendësministrit Durmishi dhe ministrit Aliu”, tha Lushtaku në një bisedë telefonike për Express.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Sami Lushtakut të cilët sipas tij, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës.

Durmishi thotë se me kontratat e mirëmbajtjes, ata ia kanë shpëtuar buxhetit të Kosovës 30 milionë euro.

“Na jau kemi prish planet shumë grupeve të caktuara që kanë përfituara miliona prej Ministrisë së Infrastrukturës. Qe një shembull, unë mendoj që kush mund të jenë këta: prej Sami Lashtakut dhe njerëzve rreth tij e deri te Ramush Haradinaj dhe njerëzve të tij. Shembull, po flasin këtu dy kompani private e kanë bërë një dallaver me nja 30 mijë euro, por vec me kontratën e mirëmbajtjes na ia kemi pshtu buxhetit 30 milionë euro. Diku kanë përfundu këto. 14 lloto ne jemi duke i përfundu me 9 milionë euro për 3 vjet bojnë 27 milionë euro, 57 u ka kështu në qeverisjet e kalume, 30 milionë euro kanë përfundu dikun”, tha Durmishi.

Tutje ai u shpreh i bindur që këto miliona euro kanë shkuar në xhepat e njerëzve të Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinajt.

“Nuk e di a kanë shku në xhep të Sami Lushtakut apo të Ramush Haradinajt, por që kanë shku në xhepat e njerëzve rreth Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinaj jam i bindur”, tha Durmishi në atv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera