Sami Kurteshi lirohet nga akuza për sülm ndaj zyrtarit të KQZ-së

Autori: Gazeta inFokus
11:22 | 21 May 2024
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, është liruar nga akuza për sulm ndaj të dëmtuarit Adnon Berisha në selinë e KQZ-së.
Aktgjykimi ndaj Kurteshit u shpall të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Sabit Sadikaj.
Sipas gjykatësit Sadikaj, Kurteshi lirohet nga akuza pasi nuk është vërtetuar se ka kryer veprën penale që i vihej në barrë.
“Nga faktet e vërtetuara, dëgjimi i dëshmitarëve dhe provat që gjenden në shkresat e lëndë nuk arritet të vërtetohet se i njëjti ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet apo vepra penale saktësisht me të cilën ngarkohet nuk paraqet elementet e veprës penale të sulmit”, tha gjykatësi.
Sipas gjykatësit, për veprën penale për të cilën akuzohej Kurteshi, u vërtetua se nuk përbën vepër penale.
“Eventualisht, në këtë rast kemi të bëjmë me plotësimin e elementeve të veprës kundërvajtëse. Pra, në këtë rast nuk janë plotësu elementet e veprës penale për të cilën akuzohet i pandehuri”, tha Sadikaj.
Aktgjykimi u shpall në mungesë të Kurteshit.
Ndryshe, aktakuza e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila e ngarkonte Sami Kurteshit me veprën penale “Sulmi”, rezulton të jetë përpiluar më 21 dhjetor 2021.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Kurteshi ngarkohej se më 25 gusht 2021 në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit Adnon Berisha.
Aktakuza thotë se derisa i dëmtuari Berisha ishte duke iu shërbyer me kafe dhe pa vendosur maskë, fillimisht i pandehuri i drejtohet me fjalët “djalo ku e ki maskën?” dhe pasi që i dëmtuari nuk përgjigjet, atëherë i pandehuri Kurteshi e kapë për krahu të dëmtuarin duke e tërhequr dhe duke i bërtitur me fjalët “ec jashtë” dhe e shtynë nga mbrapa me dy duart.
Me këtë, Kurteshi akuzohej se ka kryer veprën penale “Sulm” nga neni 184, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Ndryshe, më 25 gusht 2021 ishte raportuar se Policia e Kosovës (PK) ka nisur hetimet ndaj Sami Kurteshit, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si i dyshuar se ka sulmuar një person. /BetimipërDrejtësi

Të tjera
-
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
Në Konventën e Përgjithshme të Partisë Demokratike e Kosovës, të njëmbëdhjetë...
-
PDK miraton Deklaratë Politike, riafirmon përkushtimin për ta udhëhequr Kosovën drejt zhvillimit
Partia Demokratike e Kosovës, në Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjetën m...
-
Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA
Me përmbylljen e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i FKS...
-
Bekë Berisha ironizon me Vetëvendosjen: Tu e ndalë gjakd*erdhjen financiare, u habiten e ndalen KEK-un
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ironizuar me qeverinë në detyrë lidhur me...
-
Kurti i quajti “nomadë” ish-opozitën, Duda Balje: Shumë e morën si ofendim, unë jam mësuar më
Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka reaguar ndaj deklaratës së k...
-
Krasniqi: Nuk e votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar
Kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar ashpër ...
-
Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja
Partia Demokratike e Kosovës po mban Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjet...
-
Hamza: PDK e ka ndërtuar shtetin – jemi të gatshëm ta udhëheqim Kosovën për një të ardhme më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Konventën e njëmbëdhjetë...
-
Veton Berisha: Ai mandatar që i siguron 60 vota, unë jam i 61
Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se cilido mandatar...
-
Dakaj: Marrëveshja “vllazërore”, me KESH-in mbrojti qytetarët nga çmimet e larta për vite me radhë, pse KEK nuk po e shfrytëzon tash në situata të tilla?
Gazetari, Shkelzen Dakaj, ka ngritur alarmin për gjendjen aktuale të prodhimi...
-
“Lëshoni ren, pse keni ardh ju”, debat i fortë mes Zemajt e Bahtirit pas dështimit të seancës
Debat i fortë u zhvillua ndërmjet deputetit të VV-së, Agim Bahtiri dhe homolo...
-
Basha: Deputetët opozitës po e bojkotojnë konstituimin e Kuvendit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur pas dështimit të ...