Lajme

Sami Kurteshi ironizon Kadri Veselin

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 26 February 2018

Disa nga deputetet e Vetëvendosjes të gatshëm të votojnë pro Demarkacionit.

Këtë e ka bërë të ditur Kadri Veseli i cili për Ekonomia Online ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një gatishmëri individuale të votohet Demarkacioni.

“Lista Serbe ende nuk e ka shprehur qëndrimin e saj” është shprehur ai.

-Advertisement-

Ndërsa Sami Kurteshi në një përgjigje elektronike për Gazetën Express ka ironizuar me informatat e Kadri Veselit duke thënë se ai është shef i SHIK-ut mund të ketë të dhëna konkrete.

“Nëse ka informata le t‘i thotë. Ai është shef i SHIK-ut, sigurisht ka informata konkrete. Por unë nuk interpretoj deklarata të institucioneve të sigurisë dhe spiunazhit” është shprehur Kurteshi.

Deri më tani janë siguruar 77 vota ndërsa të mërkurën pritet të mbahet seanca e radhës pë ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera