Lajme

Sami Kurteshi e akuzoi LDK-në dhe PDK-në për vjedhje votash, reagon Deliu-Kodra

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 23 October 2021

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas gjuhës që është përdorur nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka thënë se gjuha që është përdorur nga përfaqë3uesit e VV-së, në mbledhjen e sotme të KQZ-së është për keqardhje.

Kjo referuar deklaratave të Sami Kurteshit të VV-së, që PDK-ja dhe LDK-ja kanë vjedhur vota.

-Advertisement-

“Për keqardhje gjuha e përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e sotme të KQZ. Zgjedhjet lokale u vlerësuan si shembullore nga mekanizmat relevante ndërkombëtare dhe vëzhguesit evropian. Tentimet për njollosjen e procesit zgjedhor një javë pas organizmit të tyre, janë shqetësuese”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Për keqardhje gjuha e përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e sotme të KQZ.

Zgjedhjet lokale u vlerësuan si shembullore nga mekanizmat relevante ndërkombëtare dhe vëzhguesit evropian. Tentimet për njollosjen e procesit zgjedhor një javë pas organizmit të tyre, janë shqetësuese.

Mendësia se zgjedhjet janë të rregullta e te mira vetëm kur fiton partia të cilën ti e përfaqëson, është mendësi e rrezikshme dhe totalitare.

Kjo mendësi e njëson partinë me shtetin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera