Lajme

Samedin Mehmeti: Dyshohet se kishte rrjedhje informacioni

Autori: Islam Morina 16:50 | 13 October 2021

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një konferencë për media ka treguar rrjedhën e aksionit që u zhvillua sot në tërë Kosovën, por që sulme pati vetëm nga Serbët në Mitrovicën e Veriut.

Mehmeti ka thënë se dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit për çka janë duke u zhvilluar hetime, në lidhje me gjetjen se si rrodhi informacioni zyrtar, shkruan Gazeta Infokus.

Kujtojmë se gjatë këtij operacioni në veri të vendit policia e Kosovës dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës u sulmuan me armë zjarri dhe granata luftarake e mjete të tjera./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera