Lajme

Samadrexhë/ Nisi t’i djegë mbeturinat e zjarri ia dogji 50 ari fushë

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 28 March 2022

Një person teksa po punonte në arat e tij ka bërë ndezjen e një zjarri për t’i djegur vetëm disa mbeturina, por që ky zjarr i shkaktoi dëme shumë të mëdha.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, për një moment zjarri është përhapur dhe më pas janë djegur rreth 50 ari fushë dhe një vresht e papunuar.

Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin, ndërsa rasti është inicuar si ‘Zjarrvënie’ dhe shkon në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera