Rozë

Sam Smith flet për ish të dashurin

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 03 November 2017

Sam Smith ka publikuar albumin e dytë të shumëpritur gjatë ditës së sotme, që u dedikohet të gjithë personave me zemër të thyer kudo që janë.

25 vjeçari, fitues i çmimit Oscar, në një intervistë për Radio 1 ka thënë që ky album nuk është për ish të dashurin që e ka “lënë”, mirëpo që është “larguar”.

“Nuk me pëlqen fjala “me ka lënë” preferoj të them “është larguar” ka thënë Smith.

-Advertisement-

Tutje ai ka treguar për një fazë të keqe të jetës së tij, të cilën e kaloi pas ndarjes, me ç’rast ka thënë që nuk është kujdesur për veten.

“Kjo ngjarje me shtyu drejt alkoolit, tymosjes, dhe lënies pas dore të trupit, mendjes dhe zemrës sime” ka thënë këngëtari.

Tashmë në një periudhë më të mirë të jetës, ai ka thënë që te paktën diçka e mirë ka dale nga ajo pjesë e jetës se tij, siç është hiti “Burning”.

Image result for sam smith new album

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera