Kuzhina

Sallatë me oriz

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 18 April 2018

Përbërësit
400 gr oriz
125 gr turshi
1 lugë kaparinë
125 gr përshutë
125 gr djathë
125 gr mocarela
4 domate të vogla
1 kërcell selino
2 lugë majdanoz
1 degëz borzilok
2 thelpinj hudhre
30 gr sallatë
1 lëng limoni
6 lugë vaj vegjetal
kripë
Biber i zi

Hapat
1
Zieni orizin në ujë të bollshëm me kripë për afro 15 minuta, ose deri të jetë zbutur.

2
Kullojeni dhe ftoheni me kujdes në ujë të rrjedhshëm.

-Advertisement-

3
Kullojeni sërish dhe dërgojeni në një tas të madhë, bëni bashkë me majdanozin, borzilokun, hudhrën dhe sallatën në copa të vogla në një tas.

4
Shtoni lëngun e limonit, vajin dhe trazojeni mirë, rregullojeni për kripë e biber të zi.

5
Ia shtoni orizit turshitë, qepët, kaparinën, përshutën, mocarelën, domatet dhe selinon.

6
Spërkateni me salcën e përgatitur, trazojeni mirë dhe shërbeni.

7
Ju bëftë mirë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera