Lajme

Salihu: Vjedhja e mbi 2 milionë eurove, ngre dilema që kërkojnë përgjigje

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 21 October 2020

Nga Thesari i Shtetit, janëvjedhur 2.1 milionë euro. Ky skandal u bë i ditur nga vet ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë një konference për media të mbajtur sot gjatë ditës, shkruan Gazeta inFokus.

Lidhur me këtë skandal Bekim Salihu, hulumtues i GAP-it, përmes një postimi të bërë në FB kangritur pesë dilema që sipas tij kërkojnë përgjigje nga ministrja Bajrami.

Ky është postimi i tij:

“Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga buxheti i shtetit nuk duhet reduktuar në vetëm një zyrtar ministrie, pytjet dhe dilemat që shtrohen këtë rast janë për cilat Hykmete Bajrami duhet të jap përgjigje:

-Advertisement-

E para: Si u ekzekutuan mjetet në një xhirollogari pa nënshkrime, ekzekutimi i mjeteve mbi 1,000 euro sipas udhëzimeve duhen tri nënshkrime të zyrtarëve të lartë
E dyta: Si e ka autorizuar BQK një transakcion të tillë (nèse nuk ka pasur fletpalosje të nënshkruar)
E treta: Si u kap rasti vetem nè transakcionin e tretë, kur ka ndodhur transakcioni i parë, tri transakcione përnjëherë nuk mund të bëhen, ngase duhet raport për ekzekutim të situacionit.
E katërta: Si u ekzekutuan mjetet për një firmë (projekt) që nuk èshtë i regjistruar në PIP (Programi për Investime Publike)
E pesta dhe kryesorja: Turp”, ka shkruar Salihu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera