Lajme

Salihu publikon një vendim të qeverisë Hoti, thotë se ekipi menaxhues për Asociacion nuk ka pasur mandat të paraqes asgjë në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 02 May 2023

Bekim Salihu nga Instituti GAP ta martën mbrëma ka publikuar një vendim të qeverisë së Kosovës në krye të së cilës asokohe ishte Avdullah Hoti.

Siç shkruan Salihu, ky vendim i qeverisë ka dalë nga marrëveshja e Brukselit  dhe është nënshkruar nga Goran Rakiq, i cili ishte ministër i Pushtetit Lokal në atë kohë.

Në një postim në “Facebook”, Salihu thotë se në bazë të këtij vendimi ekipi menaxhues do të duhej që draftin për Asociacionin ta dorëzonte në MAPL dhe jo në Bruksel.

-Advertisement-

“Kështu edhe do të duhet të ecte procedura, ekipi e dorëzon në MAPL, kjo e fundit në qeveri, e qeveria të ndryshoj e modifikoj dhe të prezantoj në Bruksel”, ka shkruar ai.

Ai thotë se ekipi menaxhues për asociacion nuk ka pasur mandat të paraqes asgjë në Bruksel.

“Ekipi menaxhues për asociacion nuk ka pasur mandat të paraqes asgjë në Bruksel, por fal heshtjes tonë ju dha ky mandat”, ka shkruar Salihu.

Kujtojmë se të martën ky ekip në Bruksel ka paraqitur draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, draft të cilin kryeministri, Albin Kurti e quajti ta papajtueshëm më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Kurti tha se ka propozuar një draft-vizion për Asociacionin përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike.

Ai tha se ky draft-vizion i propozuar nga ai nuk diskriminon askënd./Gazeta Infokus/

Kurti deklarohet për media pas takimit në Bruksel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera