Salihu: Kemi nevojë për tekste të reja të historisë
Autori: Gazeta inFokus
13:09 | 27 October 2017
Tekstet shkollore, sidomos ato të historisë, duhet të ndryshohen, pasi që përmbajnë disa të dhëna të pasakta. Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, me temën “Ballafaqimi me të kaluarën në tekstet shkollore të historisë dhe të edukatës qytetare”.
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tha se tekstet e historisë duhet të ndryshohen, që nxënësit të informohen në mënyrë të duhur.
“ Të ndryshohen tekstet shkollore, sidomos ato të historisë, që kanë të bëjnë më periudhën e viteve 90, respektivisht në periudhën para luftës, gjatë dhe pas luftës. Sepse gjetjet tona ishin, se kjo pjesë e historisë përmban disa të dhëna, që janë të pasakta dhe ne kemi shpresuar, që ato mund të ndërrohet, që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, së paku të informohen në mënyrë të duhur mbi dëmet e luftës, respektivisht mbi humbjet në njerëz gjatë luftës. nga ana tjetër në asnjë tekst shkollor, as në shkollën fillore dhe as në atë të mesme, nuk flitet për mekanizmat e drejtësisë tranzicionale”, tha Blakaj.
Fatmir Bytyqi këshilltar i ministrit të Arsimit, tha se është krijuar konfuzitet sa i përket librave të historisë dhe se kjo ka ndikuar që librit shumë pak t’i besohet.
“Ne e kemi pasur dhe një histori tjetër, që e kemi pasur të fshehur, një histori që se kemi ditur as kush e ka shkruar, e që ne e kemi lexu. Kemi qenë para një realiteti, t’i besojmë librit dhe mësuesit të historisë, apo t’i besojmë atij libri, që e kemi mbajtur fshehtas. Krejt këto konfuzione tek të rinjtë, kanë ndikuar që fakt ne t’i besojmë shumë pak librit. Mjerisht ne kemi të kaluar, kemi kaluar një luftë. Pas luftës e dimë se çfarë cilësie, kush ka shkruar libra. Sot jemi para një situate që për librat e historisë, ne mund të flasim dhe mund të themi se libri duhet t’i plotësoj këto kritere didaktike pedagogjinë….Jemi para një situate kur vërtetë a mund ne tash komplet me fshi të kaluarën. Është jashtëzakonisht vështirë. Megjithatë puna që do të bëhet dhe uroj që të bëhet me këto libra, është një punë e mundimshme, sepse vështirë harrohet ajo” tha ai.
Ndërkaq Arbër Salihu, nga Asociacioni i mësimdhënësve të Historisë së Kosovës, tha se në tekstet e historisë ka pasur mangësi dhe gabime dhe se duhet të ketë tekste të reja.
Ndërsa thotë se historia nuk mund të shkruhet pa fakte dhe të dhëna të sakta, të cilat kanë munguar sa i përket periudhës së luftës së fundit.
“Historia nuk mund të shkruhet pa burime, pa fakte. Fatkeqësisht për këtë periudhën e fundit, akoma nuk i kemi të dhëna të sakta. Sepse ka të dhëna kontradiktore për një ngjarje, personat që kanë qenë aty japin mendime të ndryshme. Dhe ne kemi ardhur në përfundim që është mirë në mënyrë telegrafike të prezantohet historia e fundit e luftës në Kosovë“, tha Salihu.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...


































