Lajme

“Salih Zyba mos iu bërtit djemve”-Vetëvendosje në Suharekë gaboi rëndë në posterin e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 30 September 2021

Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë si duket nuk e kanë shumë të qartë se si shkruhet fjala “kryetar”.

Në posterin e vendosur në një objekt banesor të këtij qyteti, ku shihet kandidati për kryetar të Suharekës, nga LVV, Sali Zyba, në vend të fjalës “kryetar”, është shkruar “kreytar”.

E ky gabim si duket nuk është vërejtur nga asnjë anëtaret e kësaj parti, ani pse dimensionet e posterit janë goxha të mëdha.

-Advertisement-

Mirëpo atë e ka shpërfaq gazetari dhe aktivisti i Suharekës, Brahim Thaqi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Thaqi e ka bërë publike këtë gabim duke iu treguar se si shkruhet kjo fjalë.

Madje gazetari i ka bërë një kërkesë Zybës.

“Salih Zyba kalova knej pari edhe e shikova posterin tuaj. Pa thuju bre atyne djemve se e kishin ba nje gabim. KREYTAR – jo KRYETAR – shkruhet. Allahile mos ju bertit 😉”, ka thënë Thaçi.

Më poshtë gjeni statusin e tij./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera