Lajme

Salih Mustafa nuk pranon të flas para Gjykatës Speciale

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 28 September 2020

Ish eprori i UÇK-së, Salih Mustafa nuk ka pranuar të flas para trupi Gjykatës në Hagë.

I thirri nga Gjykatësi i lëndës, të pranojë fajësinë e akuzave apo të mohoj ato , ai ka thënë se në këtë senacë nuk do të flas.

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë Mustafa.

-Advertisement-

Kujtojmë që Mustafa është arrestuar të enjten në Kosovë, ku është dërguar edhe në Hagë.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtar/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera