Salih Mustafa nuk deklarohet para trupit gjykues në Hagë
Autori: Gazeta inFokus
12:28 | 19 Maj 2022
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa ka zgjedhur të mos jap deklaratë pa betim në fund të procesit gjyqësor dhe as të përgjigjet në pyetjet e trupit gjykues.
Kjo është bërë e ditur në seancën e sotme nga kryetarja e turpit gjykues Mappie Veldt-Foglia e cila ka thënë se kishin planifikuar pyetje për Mustafën që lidhen me ngjarjet e prillit të vitit 1999.
Edhe pse fillimisht kishte shprehur gatishmërinë për të folur para trupit gjykues, Mustafa përmes mbrojtjes së tij kishte njoftuar se nuk do ta bëjë këtë.
“Përmes parashtrimit të protokolluar me numër 410, i cili fatkeqësisht është bërë më pak se 24-orë përpara seancës së sotme, mbrojtja ka informuar se zotëri Mustafa e ka rimenduar qëndrimin e tij dhe nuk do të jap deklaratë pa betim dhe as nuk do të t’iu përgjigjet pyetjeve të turpit gjykues. Rrjedhimisht deklarata pa betim sipas rregullës 142 të rregullores dhe proceduat përkatëse nuk do të zhvillohen”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.
Gjykatësja ka thënë se për Mustafën trupi gjykues kishte planifikuar pyetje që lidhen me ngjarjet e prillit të vitit 1999.
“Zotëri Mustafa, arsyeja pse trupi gjykues dëshironte t’u bënte pyetje ishte ndër të tjera për t’u përpjekur për të sqaruar se çfarë ka ndodhur aso kohe në prill të vitit 1999 dhe cili ka qenë roli juaj, nëse keni pasur rol, në kuadër të aktakuzës së konfirmuar. Pyetjet që trupi gjykues do t’u kishte bërë, do të duhej të ishin parë nga ky këndvështrim”, ka thënë ajo
Tutje, seanca ka vijuar e mbyllur për publikun ndërkohë që kryetarja e trupit gjykues e ka lëshuar një urdhër.
Në këtë seancë, mbrojtja e Salih Mustafës, avokati Julius Von Bone ka thënë se do të mbyllin çështjen deri më 26 maj 2022.
“Më 99% më datë 26 (maj) do të mbyllim paraqitjen e lëndës sonë”, ka thënë Von Bone.
Gjithashtu, trupi gjykues ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri brenda datës 24 maj të paraqes kërkesën përkundër provave nëse synojnë të bëjnë një gjë të tillë.
Seanca e radhës ndaj Salih Mustafës pritet të mbahet në fillim të muajit qershor.
Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara, ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.
Në fillim të këtij procesi, Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruarar i pafajshëm para trupit gjykues.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar./kp

T� tjera
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...

































