Salih Mustafa dorëzon dosjen e apelit kundër aktgjykimit të shpallur më 16 dhjetor të vitit të kaluar
Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 08 May 2023
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, e ka dorëzuar dosjen e apelit kundër aktgjykimit të shpallur më 16 dhjetor të vitit të kaluar. Me një vendim të shkallës së parë, Gjykata Speciale e kishte shpallur atë fajtor për krime të pretenduara të luftës duke e dënuar me 26 vjet burgim.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të gjykatës, bëhet e ditur se dosjet e përgjigjeve do të dorëzohen në qershor.
“Salih Mustafa dorëzoi dosjen e apelit kundër aktgjykimit të shpallur më 16 dhjetor të vitit të kaluar. Versionin e redaktuar publik të dosjes së korrigjuar të apelit, të dorëzuar më 2 maj, mund ta gjeni këtu. Më 5 maj 2023, paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e ZPS-së dhe të mbrojtësit të viktimave për zgjatjen e afatit dhe i autorizoi që të dorëzonin dosjet e përgjigjeve ndaj dosjes së apelit të Mbrojtjes deri më 5 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Salih Mustafa është dënuar më 26 vjet heqje lirie, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, që është nga shtatori i vitit 2020.
Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4.
Gjykimi ndaj Mustafës kishte nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe janë mbajtur seanca në 52 ditë.
Tetë persona janë pranuar si viktima në këtë proces gjyqësor, dhe trupi gjykues e ka caktuar shumën prej 207 mijë euro për dëmshpërblimin të tyre.
Në gjykimin kundër Mustafës janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.
Shumë nga dëshmitarët e prokurorisë kanë qenë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.
Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”.
Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Të tjera
-
Ministri Maqedonci jep detaje për dronët Bayraktar: Janë dy grupe të trajnuara për përdorim
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka dhënë detaje lidhur me dro...
-
A po e refuzon Kurti-Ramën apo Edi-Albinin?
Shkruan: Shenoll Muharremi A është Edi Rama apo Albin Kurti ai që e refuzo...
-
Arrin në “Adem Jashari” shpëtimtari i Kosovës, ish-ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar gjatë luftës
Ish ministri i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë Lordi, George Rober...
-
Tony Blair sot takoi pesë djem të rinj kosovarë që mbajnë emrin e tij
Ish-kryeministri britanik Tony Blair, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka tak...
-
Konferenca e LDK’së për Rugovën ku ishte Edi Rama i pengon Dimal Bashës, e bën një reagim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar për konferencën e L...
-
Clark: Është më mirë nëse s’e shtyjmë përpara Asociacionin, dy qeveritë t’i normalizojnë marrëdhëniet diplomatike
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbi...
-
LAJMI I FUNDIT: Anulohet vizita e Kuchner në Kosovë
Komuna e Prishtinës me një komunikatë për media kanë thënë se është anuluar v...
-
Me ëmbëlsira e të buzëqeshur Kurti e Osmani në disponim të mirë me njëri-tjetrin
Të buzëqeshur e pa tensione janë parë së fundmi kryeministri i Kosovës Albin ...
-
Rama: Nuk ka plan për mbledhje të dy qeverive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për mundësinë e mbajtjes së mbl...
-
Adixhiku takohet me Blair: Një mik i madh i Kosovës, një hero i historisë sonë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar ish-kryemini...
-
Vizita ‘acaron’ edhe më tej raportet, deputeti i VV’së: Pa Fatos Nanon s’do kishte Edi Ramë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ka reaguar kryeministrit t...
-
Bernard Kouchner të martën vjen në Kosovë
Ish-përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Be...