Lajme

Sali Zyba i VV-së e pranon se është takuar me deputeten e AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 07 April 2021

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba ka folur rreth akuzave nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, se ka qenë “sekser” i votave për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Ai ka pranuar se ka kontaktuar dhe janë takuar me deputeten e AAK-së, Albana Bytyçi në Suharekë, me ç’rast kanë diskutuar edhe për çështjen e presidentit.

Haxhiu shkarkon tre zyrtarë nga divizioni për mbrojtje juridike në Gjykatën Speciale

-Advertisement-

Zyba në emisionin “Imazh” të RTK-së ka thënë se ka kërkuar të kuptojë nëse ka votë nga Bytyçi e AAK-së, për Vjosa Osmanin presidente.

“Jam takuar me të dhe vëllain e saj, jemi takuar në një nga kafenetë e Therandës, folëm edhe për çështjen e presidentit, ka pasur një vullnet, por ajo ka përfillur qëndrimin e partisë, derisa Haradinaj ka bërë disa deklarata jo të duhura”, tha Zyba.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera