Sali Rexhaj, që u përmend në postimin e Sami Kurteshit, i quan gënjeshtra pretendimet e zyrtarit te VV’së

Autori: Gazeta inFokus
22:56 | 24 May 2022
Mërgimtari që jeton në Zvicër, Sali Rexhaj ka reaguar pasi që zyrtari VV-së Sami Kurteshi ka thënë se Rexhaj është dënuar nga një institucion drejtësie në Zvicër për shpifje ndaj tij dhe vëllait të tij, Ismajl Kurteshi.
Mirëpo, këtë gjë e ka mohuar vetë Rexhaj, përmes një reagimi në Facebook.
Ai, duke folur për Kurteshin, ka thënë se “një nga krerët e VV-së dhe bartës i një pozite të lartë institucionale shtetërore, paska shpërndarë shpifje e gënjeshtra në murin e vet në FB”.
“Nuk kam aq shumë kohë që të merrem me njerëz të cilët në Kosovë kanë akuza nga Prokuroria për dhunë, prandaj edhe këto shpifje si edhe tjera më parë nga liderët e VV-së nuk më bëjnë fare përshtpyje”, ka shkruar Rexhaj.
“Është shumë e ulët që para se të publikohet një status, personi në fjalë kujdeset që të më bllokojë në FB dhe kështu ma pamundëson që ta shpreh edhe unë opinionin tim aty ku është bërë postimi”, ka shkruar në fund ai.
Kurteshi, në një postim të mëhershëm, të publikuar po ashtu nga Gazeta Express, ka pohuar se Prokuria e Cyrihut kishte vendosur disa masa ndaj Rexhajt me 13 maj 2022, në mesin e të cilave:
I akuzuari Sali Rexhaj:
• deklaron se shpreh keqardhje për çdo padrejtësi të bërë ndaj të dëmtuarve Ismajl Kurteshi dhe Sami Kurteshi;
• u kërkon falje publike në Facebook të dëmtuarve Ismajl Kurteshi dhe Sami Kurteshi me postimin e mëposhtëm (në shqip):
„Ju referohem artikujve të mi të 3 nëntorit 2021 dhe të 8 nëntorit 2021. Nuk ka qenë qëllimi im t‘i ofendoj ose t‘ju mvesh Kurteshëve, përkatësisht Sami dhe Ismajl Kurteshit, pa të drejtë gjëra. Kërkoj falje për këto deklarime dhe pranoj, se ato nuk kanë qenë të vërteta. Në të ardhmen nuk do të bëj deklarime të tilla. Në këtë vazhdë, unë kam shpallur gatishmërinë t‘ia dhuroj CHF 500.- një organizate humanitare në Kosovë.“
• deklaron se nuk e fshin shkrimin e mësipërm për të paktën tre muaj pas publikimit;
• premton se do të respektojë të drejtat e të dëmtuarve Ismajl Kurteshi dhe Sami Kurteshi dhe nuk do t’i dëmtojë ata në të ardhmen;
• deklaron se do t’ia paguajë një shumë prej CHF 500.00 një organizate jofitimprurëse (në Kosovë) deri më 15 qershor 2022 si kompensim; etj.
Të tjera
-
Komunitetet joshumicë takohen me Kurtin, mbështesin Vettingun
Kryeministri Albin Kurti, pas takimeve me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së, ...
-
Osmani: Propozimi i ri francez e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi të...
-
Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti
Presidentja Vjosa Osmani javën që shkoi ka vizituar shtetin e Tajlandës dhe u...
-
Digjen dy kamiona të shqiptarëve në Çabër të Zubin Potokut
Janë djegur dy kamiona në fshatin shqiptar, Çabër të Zubin Potokut. Lajmin...
-
Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër
Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shte...
-
Në këtë lokacion të Prishtinës do të mbahet Sunny Hill
Në një deklaratë të përbashkët mes Sunny Hill Festival, Komunës së Prishtinës...
-
Zbulohen 8pllaka guri të dinastisë Qing
Tetë pllaka guri që datojnë nga dinastia Qing (1644-1911) janë zbuluar në pro...
-
Rritja e rasteve me COVID-19, IKSHPK ka një thirrje për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një thirrje për qytetarë...
-
8 DITË DERI NË SHPALLJEN E FITUESIT TË VETURËS SË PARË NGA NIMI TV!
Përzgjedhja e fituesit të parë të veturës Dacia Sandero do të shpallet me 9 k...
-
Rritja e rasteve të reja me COVID-19, nga e hëna rreth 800 të infektuar
Në javën e fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 shënoi rritje të madhe,...
-
Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2...
-
Shpërndante drogëra të forta në Tiranë, policia “kap mat” 34-vjeçarin me dozat gati për shitje
Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi shpërndante drogëra të for...