Lajme

Sali Marmallaku sjell librin për masakrën e Gjurgjevikut të madh

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 17 April 2018

Autorët Sali Marmallaku e Vladet Berisha përmes librit kanë sjellë më afër publikut masakrën e familjes së Isuf Dushit nga fshati Gjurgjevik i madh në komunën e Klinës, shkruan Infokusi.com

Në masakrën e 1913-ës e konsideruar si një nga masakrat më të mëdha, humbën jetën 22 anëtarë të familjes Dushi, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 5 vjeçar.

Sali Marmallaku ka treguar për Infokusin se duke parë që shkrimet rreth kësaj masakre kanë qenë të pakta dhe të mangëta kanë vendosur që një pjesë të kësaj ngjarje ta sjellin përmes librit me shpresën që informacione të tjera të papërfshira në këtë libër të bëhen pjesë e pjesës së dytë të këtij libri.

-Advertisement-

Ai ka thënë gjithashtu se ideja për përkrahja financiare për këtë libër ishte e Rife Dushit vajzës së Rexhë Isuf Dushit.

Ky libër është shkruar mbi rrëfime autentike të informatorëve dhe dokumente te siguruara nga arkivat në trojet shqiptare dhe jashtë saj.

“Ishtë vjeshtë e vone e vitit 1913. Dhuna dhe terrori serb ndaj shqiptarëve tashme kishin marrë përmasa gjenocidale. Sipas të dhënave vetëm në rrafshin e Dukagjinit për gjashtë ditë ishin vrarë 700 shqiptarë. Në Broliq të Pejës u pushkatuan 23, kurse në Istog 123u ngulën në hu”, kështu fillon kapitulli për masakrën në familjen Dushi.

Serbët vranë Isuf Istref Dushin, Sejdi Istref Dushin, Deli Istref Dushin dhe Ali Istref Dushin ndërsa në shpi u dogjën Haka Istref Dushi, Hanife Istref Dushi, Fazile Ali Dushi dhe 18 të tjerë.
Ndërsa u rrëmbyen nusja e Istrefit 24 vjeçare e sapomartuar.

Libri nuk është në shitje ndërsa dhurohet për adhuruesit e leximit dhe të interesuarit për këtë masakër./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera