Lajme

Sali Berisha”bllokon” foltoren e Kuvendit, hyn live në Facebook: Nuk iki, do të qëndroj këtu nonstop

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 24 November 2022

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë e kësaj të enjte nisi me debate të forta mes kreut të PD-së, Sali Berisha dhe mazhorancës.

Teksa kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën, duke i fikur mikrofonin Berisha hapi video live në Facebook nga foltorja e Kuvendit.

Berisha tha se ka të drejtë të flasë, duke thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga foltorja.

-Advertisement-

“Nuk do të iki, do të qëndroj këtu nonstop”, tha Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera