Lajme

Sali Berisha thotë që Edi Rama me urdhër të Beogradit paditi Ramush Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 16 January 2020

Ish-shefi i qeverisë shqiptare, Sali Berisha ka akuzuar rëndë pasardhësin e tij në post, Edi Ramën.

Kjo pas padisë që ky i fundit i bëri kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, shkruan gazeta inFokus.

Bile Sali Berisha ka shkuar aq larg sa që ka thënë se këtë veprim Rama e bëri me urdhër të Beogradit dhe se është akti më i fundit në serinë e akteve të tradhtisë kombëtare të Ramës ndaj Kosovës.

-Advertisement-

Postimi i Berishës në Facebook:

“Pas Vuçiçit, Edvin Kristaq Tradhtari padit me urdhër të padronit te tij kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj!

Miq, bir xhelati, tradhtar i urryer për mbare kombin për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar, armik i egër dhe urrejtës i papërmbajtur i qenies kombëtare shqiptare, monstra qe është vërsulur si lopë e çmendur t’i shkatërrojë kombit çdo arritje te tij, Kosovën e lire dhe te pavarur, projektin e integrimit evropian, t’ju vrase shqiptareve shpresën dhe te spastroje etnikisht Shqipërinë , dorëzoi sot ne Prishtinë padinë kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinaj.

Edvin Kristaq Tradhtari mori këtë hap qe turpëron vet turpin njerëzor me urdhër te patronit te tij Vuçiç pasi ky i fundit, ne një akt kriminal paditi ne Hage kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kjo padi e urdhëruar nga Beogradi është akti me i fundit ne serine e akteve te tradhtisë kombëtare qe ka ndërmarrë Edvin Kristaq Tradhtari ndaj Kosovës se pavarur, integritetit territorial, sovranitet te saj si dhe pasi i futi thikën pas shpine Kosovës me traktatin e Novi Sadit dhe sulmeve qe ndërmori nga Tirana, me gjuhe rrugaçi kundër z.Haradinaj, te pashembullta qe nga koha e Luftës se Ftohte dhe te diktuara direkt nga padroni i tij, serbomadhi Vuçiç!

Po sot, qe shqiptaret kudo qe janë, përveç Esad Toptanit te ri qe heshti si fija e barit, u përulen me nderimin me te thelle para viktimave te gjenocidit serb ne Raçak, Vuçiç, për te zhurmuar mesazhin për drejtësi te viktimave te barbarisë serbe ne Raçak, urdhëroi Edvin Kristaq Tradhtarin qe me urgjence te dorëzonte dhe njoftonte padinë e turpit dhe tradhtisë kombëtare ne Prishtine kundër kryeministrit te Kosovës!

Miq, çdo ore qe kalon duke mbajtur këtë tradhtar ne krye te narkoqeverise është një poshtërim i madh për çdo shqiptar qe e ndjenë veten te tille, për Shqipërinë dhe Kosovën”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera