Lajme

Sali Berisha publikon një fotografi të rrallë të Adem Jasharit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 17 February 2019

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar një fotografi të rrallë të heroit, Adem Jashari.

Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar një fotografi  të rrallë të heroit, Adem Jashari.

Ai gjatë ditës ka bërë edhe homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.

-Advertisement-

Berisha përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Adem Jasharin e ka cilësuar si kryetrim të kombit shqiptar pas Skënderbeut.

“Me Komandantin legjendar Adem Jashari, kryetrimin e kombit pas Skënderbeut, dhe bashkëluftëtaret e tij” ka shkruar Berisha në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera