Lajme

Sali Berisha përjashtohet nga PD

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 11 January 2022

Lulzim Basha vendosi t’i mbyllë përfundimisht derën Sali Berishës duke e përjashtuar nga partia të cilën a vetë e themeloi.

Të njëjtin fat e patën edhe deputetët demokratë, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Albana Voksha, si dhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani.

Kryesia e partisë në orën 03:00 të mëngjesit vendosi të marrë një masë për të zbutur për 19 anëtarët e rithemelimit të PD duke nisur me deputetët demokratë Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu, të cilët u pezulluan nga funksionet drejtuese dhe grupi parlamentar me një kusht, distancimi nga ngjarjet e 8 janarit.

-Advertisement-

Arsyeja e dhënë nga PD për ndëshkimin e demokratëve është dhuna e ushtruar e protestës të së shtunës së thirrur nga Sali Berisha.

Pavarësisht përjashtimeve, Partia Demokratike vijon të jetë forca kryesore opozitare, por me një peshë më të reduktuar deputetësh. Pasi me vendimet që mori pa llogaritur aleatët që i ka futur në lista PD rrudhet në kuotën e 42 deputetëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera