Lajme

Sali Berisha i thotës Edi Ramës: Nuk mund ta spostosh vendin drejt Beogradit dhe Stambollit

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 15 May 2022

Sali Berisha mbajti takimin tjetër të fushatës së tij për Kreun e Partisë Demokratike në Lezhë.

Ai vazhdoi me sulmet ndaj Kryeminsitrit Rama për të cilin tha se po tenton të heqë vendin nga rruga evropiane për ta kthyer drejt Beogradit dhe Stambollit, referuar marrëdhënies së tij me Aleksandër Vuçiç dhe Recep Tayip Erdogan,

“Mos gabo ta lëvizësh qoftë një milimetër se drejtimi ynë është vetëm Europa e bashkuar, vetëm BE. Nuk mund ta spostosh as drejt Beogradit, as drejt Stambollit. Shqiptari do të jetë shqiptar në të gjitha kohërat”, tha Berisha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera