Lajme

Sali Berisha alarmon për hulumtimin e inFokusit lidhur me situatën në Sanxhak

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 07 July 2020

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas raportimit të gazetës inFokus për situatën aktuale me virusin COVID-19 në Novi Pazar.

Gazeta inFokus ka realizuar hulumtimin i cili tregon për tmerrin me të cilin po përballen banorët e Sanxhakut në Serbi.

Gazeta Infokus në lidhje me atë se çfarë po ndodhë në këtë anë ka biseduar me më shumë se 40 persona që banojnë në këtë qytet.

-Advertisement-

Jo veç nga rrëfimet e tyre, por edhe dëshmitë me fotografi e video, Gazeta Infokus, ka mësuar se këta qytetarë po lihen të vdesin pa asnjë ndihmë, madje edhe të bllokuar nga shteti serb.

“Beogradi nuk ka leju me ditë të tëra që të vijnë ndihma as nga Bosnja dhe as nga Turqia, kanë qenë ekipet e gatshme me u nisë, por Beogradi sikur Beogradi, nuk i ka leju asnjë ndihmë që të vjen në Novi Pazar”, ka thënë R.K (Emër i njohur për redaksinë).

Pas publikimit të hulumtimit Berisha u ka bërë thirrje përfaqësuesve të popullit të mbledhin provat dhe të bëjnë gati dosje për të “paditur kliken Vuçuç-Brnabiq per qendrim racist dhe genocid ndaj popullit te Sanxhakut duke përdorur injorimin e Epidemise se covid 19 per qellime shfarosëse”.

“U bej thirrje perfaqesuesve te vertet te popullit te Sanxhakut te mbledhin me urgjence te gjitha provat dhe te bejne gati dosjen per te paditur kliken Vuçuç-Brnabiq per qendrim racist dhe genocid ndaj popullit te Sanxhakut duke perdorur injorimin e Epidemise se covid 19 per qellime shfarosese. Ketu me poshte keni nje investigim disaditor te guximshem ne vend te gazetarit Halil Berisha dhe dokumenta te tjera”, shkruan Berisha./Gazeta inFokus/

Hulumtim| Tmerri në Serbi – Si po i vret shteti me koronavirus banorët e Sanxhakut

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera