Sport

Salah i sigurt: Po e bëmë këtë, shpallemi kampionë të Anglisë!

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 15 April 2019

Liverpool do të jetë kampion, nëse fiton katër ndeshjet e fundit të Premier League. Kështu shprehet Mohamed Salah, autori i një goli të jashtëzakonshëm në fitoren 2-0 të së dielës, kundër Chelsea. “Reds” janë tani dy pikë përpara Manchester City, në krye të klasifikimit.

“Qytetarët” e Guardiolës kanë një ndeshje më pak, ndërsa do të përballen me një derbi të vështirë kundër Manchester United, më 24 prill. Skuadra e Klopp ka një kalendar më të mirë në letër, teksa duhet të sfidojë Cardiff City dhe Newcastle United në transfertë, si dhe Huddersfield Town dhe Wolves në “Anfield”.

Salah beson se pikët maksimale në këto katër ndeshje do të ishin të mjaftueshme për t’i dhënë Liverpool-it titullin e parë të epokës së Premier League. “Mendimi im është se po, – tha Salah për “Sky Sports”, kur u pyet nëse katër fitore në katër ndeshjet e mbetura do të ishin të mjaftueshme për të fituar titullin. – Ne duhet të përqendrohemi te lojërat tona. Shpresoj që Manchester City të humbasë pikë. Premier League është gjëja më e rëndësishme për mua”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera