Sport

Salah flet për ballafaqimin me Ramosin, pasi ky i fundit ia theu krahun në finalen e vitit 2019

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 30 March 2021

Shorti i Ligës së Kampionëve për sezonin 2020/2021 i vuri përballë Real Madridin dhe Liverpoolin, shkruan Gazeta inFokus.

‘Loc Blancos’ dhe ‘The Reds’ do të takohen në çerekfinale të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

Përveç ballafaqimit mes dy gjigantëve evropian, një duel interesat pritet të jetë edhe ai ndërmjet Sergio Ramosit dhe Mohamed Salahit.

-Advertisement-

Përballja mes mbrojtësit spanjoll dhe sulmuesit egjiptian do të përcjellët me gërsheti, pasi Ramos në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019 e lëndoi Salahun dhe e detyroi ta lë fushën e lojës me lot në sy.

Lidhur me këtë rast gazetarët e kanë pyetur Mohamed Salahun, se a është i motivuar për ballafaqimin me spanjollin.

Salah ka thënë se ajo ndeshje është në të kaluarën dhe nuk mendon për të.

“Ajo ndeshje është në të kaluarën, prandaj nuk mendoj për të. Po mendoj për ekipin tim. Të gjithë janë të përqendruar në ekipin e vet dhe të gjithë dëshirojnë të fitojnë, kaq”, deklaroi Mohamed Salah.

Ndeshja e parë ndërmjet Real Madridit dhe Liverpooli do të zhvillohet me 6 prill, kurse dueli kthyes do të luhet pas dy jave./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera