Sport

Salah: Ëndërroj titullin me Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 22 February 2019

Liverpool synon të fitojë titullin këtë vit në Premier League, por gara me Manchester City ka bërë që të shtohet presioni tek “të kuqtë”.

Këtë e ka pranuar edhe ylli i kësaj skuadre, Mohamed Salah, që tha se e ëndërron të fitojë kampionatin me Liverpool.

“Në fund të fundit jemi njerëz, prandaj normalisht që e ndjejmë presionin. E dimë se nuk mund të fitojmë çdo ndeshje, por ëndrra ime është që të fitojmë titullin, prandaj gjithnjë ka presion. Por mendoj se në të njëjtën pozitë është edhe Manchester City, nuk besoj se ata janë më të qetë”, tha Salah.

-Advertisement-

Të dielën luhet klasikja angleze ndërmjet Manchester United dhe Liverpool. Për arsye se City luan finalen e Carabao Cup me Chelsean, skuadra e Klopp mund të marrë kreun e renditjes edhe me një pikë ndaj “djajve të kuq”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera